Gjykata lë në burg "të penduarin" për atentatin ndaj Tom Doshit

Aktualitet

durim-bami15Gjykata e Krimeve te Renda me kerkese te prokurorise, caktoi sot masen arrest me burg pa afat ndaj shtetasit Durim Bami, 36 vjec, i arrestuar pas akuzave te Tom Doshit per nje plan vrasje ndaj tij muajt e fundit.

Prokurori Perparim Kulluri, kerkoi caktimin e mases arrest me burg ndaj te riut nga Fushe Kruja, per efekt te ceshtjes se hapur ne lidhje me akuzat e deputetit Tom Doshi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Durim Bami eshte perfaqesuar ne seancen me dyer te mbyllura nga avokati Ilir Murati. Ky i fundit deklaroi se arrestimi i klientit te tij eshte bere ne menyre te paligjshme nga ana e policise se shtetit.

Deputeti Tom Doshi deklaroi se Durim Bami ishte paguar me 500 mije euro per vrasjen e deputetit te Shkodres dhe me 100 mije euro per eleminimin e Mehill Fufit, deputet i PD.

Sipas Doshit, Durim Bami nuk e realizoi krimin por shkoi dhe i rrefeu vete atij ne lidhje me porosine qe kishte marre per kryerjen e atentatit.

ME TE LEXUARAT