Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

John Terry: Po luftoj për të ardhmen time

j-terryKapiteni i Chelseat, John Terry këmbëngul se është duke luftuar për të ardhmen e tij në klub.

Ish-qendërmbrojtësi i kombëtares së Anglisë ka pranuar se është ende i pasigurt për vazhdimin e qëndrimit në “Stamford Bridge”, deri ka hyrë në muajt e fundit të kontratës.

“Jam duke luftuar për të ardhmen time, për të ardhmen e familjes time, dua të jap gjithçka nga vetja”, deklaroi Terry i cili realizoi një prej golave në fitoren 2:0 ndaj Tottenhamit në League Cup.

“Nuk e di edhe sa më ka mbetur. Shpresoj që edhe disa vite, por nëse ky është viti im i fundit, shpresoj që ta përmbylli fuqishëm”, u shpreh ai.

Leave A Reply

Your email address will not be published.