Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Ja kush është i shoqëruari në polici për planin e vrasjes ndaj Tom Doshit

bmw
Makina e Durim Bamit pas gjetjes se eksplozivit

Durim Bani, 35 vjec, nga Fushë Kruja, është personi i shoqëruar ditën e sotme në polici në lidhje me dyshimet se ka marrë porosinë për vrasjen e deputetëve Tom Doshi dhe Mëhill Fufi.
Policia ka deklaruar sot se ditën e sotme është shoqëruar për t’u marrë në pyetje ditën e sotme.
Durim Bani 35 vjeç nga Fushë Kruja, tetë ditë më parë ishte në shenjestër të një atentati me eksploziv.
Me 22 shkurt 2015 pranë lagjes “Grumbullimi” në Fushë Krujë është vendosur tritol në makinën e tij tip BMVV. Durim Bani e zbuloi eksplozivin dhe njoftoi policinë duke i shpëtuar kështu atentatit.
Ditën e sotme mësohet se Durim Bani u kap mbrëmë në orën 24:00 në doganën e Hanit të Hotit. Ai ndodhet aktualisht në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.

Durim Bani, i dënuar më parë, njihet si person që ka më shumë lokale bastesh në Fushë Krujë.
Pretendohet nga Tom Doshi se personi i shoqëruar në polici ka dhënë një dëshmi të regjistruar me video për 37 minuta ku ka pranuar se ka marrë porosi për vrasjen e deputetëve Tom Doshi dhe Mëhill Fufi.

Leave A Reply

Your email address will not be published.