Cindy Crawford “plaket”, kërcënon me padi botuesit

Showbiz

cindyNjë foto jo e përpunuar e bukuroshes së famshme Cindy Crawford, ku ajo shihet në veshje të brendshme rrjetë me ngjyrë të zezë dhe një pallto lëkure, ka nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale.

Revista ‘Marie Claire’ ka konfirmuar se bëhet fjalë për foton nga editoriali të cilin Cindy e kishte realizuar për botimin e tyre meksikan në vitin 2013.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Manekines në këtë foto i shihet celuliti, rrudhat, lëkura e varur në stomak dhe kofshë dhe njollat nga dielli.

Avokati i saj thotë se fotoja origjinale është vjedhur dhe është përpunuar në atë mënyrë që manekinia të duket më e moshuar se sa që është në realitet, prandaj ai kërcënon me padi secilin prej atyre që refuzon ta heq këtë foto nga interneti dhe që nuk kërkon falje.

“Shihet qartë se kjo foto është përpunuar në mënyrë që Cindy të duket shumë më e moshuar dhe më e rrudhur. Ky është një veprim i pamatur, prandaj të gjithë ata që refuzojnë ta heqin nga interneti dhe nuk kërkojnë falje, do të përballen me padi”, është shprehur avokati i saj.

Cindy konsiderohet si njëra nga supermodelet më të famshme dhe më të bukura në botë, e cila edhe pse i është ofruar të 50-ve, ende vazhdon të magjeps me bukurinë dhe trupin e saj seksi. Ajo që nga viti 1998 është në martesë me Rande Gerber me të cilin ka edhe dy fëmijë.

ME TE LEXUARAT