Beqaj: 16 milionë euro për transformim rrënjësor të QSUT-së

Kliko per me shume info

BEQAJPërmes një huaje prej 16 milionë eurosh Bankës për Zhvillim të Këshillit të Evropës, Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, pritet të pësojë një transformim rrënjësor.

Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, deklaroi të martën në komisionin Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave ku po diskutohej marrëveshja, se falë kësaj huaje do të ndërhyhet radikalisht në spitalin e sëmëndjeve të brendshme.

Kliko per me shume info

Gjatë diskutimit të zhvilluar në komision, deputetët e opozitës kanë ritheksuar faktin se në spitalet shqiptare ka mungesë të theksuar të mjeteve bazë.

Minisri Beqaj vuri në dukje se për QSUT-në ka një masterplan që në vitin 2004, ndërsa premtoi se do të shtohen 7 salla të reja operacionesh dhe 60 shtretër. Programi për reformimin e Qendrës Spitalore Universitare në fazën e dytë kap vlerën 16 milionë euro. Ky projekt financohet nga Banka për Zhvillim e Këshillit të Europës dhe është dhënë si kredi e butë me kohëzgjatje 20 vjet. Në këtë finacim 1.5 milion euro janë grant dhe 7.7 milion euro do të finacohen nga qeveria shqiptare.

Afati i zbatimit të këtij projekti është 36 muaj. Punimet për rikonstruksionin e kirurgjisë pritet që të përfundojnë në fundt të vitit 2017, ndërsa punimet në spitalin e sëmundjeve të brendshme në fund të vitit 2019
Faza e parë e projektit të reformimit të QSUT-së, realizuar me një hua prej 14 milionë eurosh të Bankës së Këshillit të Evropës (CEB) dhe me kontributin e qeverisë shqiptare, është finalizuar me ndërtimin e një godine të re spitalore e cila përfshin Departamentin e Urgjencës Mjekësore (traumatologji), radiologjinë, reanimacionin,  laboratorët, sterilizimin qendror dhe diagnostikën funksionale, si dhe me ndërtimin e një godine tjetër për shërbimet elektro-mekanike.

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” Tiranë (QSUT) është qendra mjekësore terciare më e rëndësishme në Shqipëri. Ajo përbën spitalin më të madh në vend, me një kapacitet prej rreth 1 400 shtretërish. Çdo vit, në këtë spital kurohen më tepër se 65 000 pacientë. QSUT-ja shërben, gjithashtu, si spitali kryesor i mësimdhënies për Universitetin e Mjekësisë dhe Shkollën e Lartë të
Infermierisë

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here