Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Shfaqet në Romë filmi Skëndërbeu

skenderNë një nga sallat e “Casa del Cinema” të Romës, u shfaq filmi “Skënderbeu”, në versionin e tij të restauruar. Kjo ngjarje artistike u organizua nga Ambasada e RSH-së në Romë në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Kosovës, për të përkujtuar jetën dhe veprën e heroit kombëtar shqiptar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Ishin të ftuar dhe morën pjesë me këtë rast përfaqësues të institucioneve italiane, trupit diplomatik të akredituar në Romë, si edhe përfaqësues të komunitetit shqiptar nga Shqipëria, Kosova, arbëreshë, miq e dashamirës italianë,  të cilët mbushën plot sallën e kinemasë. Ishin, gjithashtu, të pranishëm edhe Ambasadori i RSH-së në Romë, Neritan Ceka, dhe Ambasadorja e Republikës së Kosovës, Bukurije Gjonbalaj.
Në fjalën e tij përshëndetëse, Ambasadori Ceka vuri në dukje faktin se Ambasada e RSH-së në Romë e ka bërë tashmë traditë që çdo vit të përkujtojë, me rastin e vdekjes së tij, heroin tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu. burrin e shtetit dhe arkitektin e lidhjeve dhe aleancave me perëndimin dhe Selinë e Shenjtë, simbolin e qëndresës dhe orientimit perëndimor të kombit tonë. Ai foli, gjithashtu, edhe mbi vlerat artistike të këtij filmi, një prodhim shqiptaro-rus i një niveli shumë të lartë, i cili ishte i ndaluar të shfaqej gjatë regjimit komunist.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet