SHBA: Mirëpresim përjashtimin e Tom Doshit nga PS, prokuroria të hetojë

Aktualitet

donald-luuuNje deklarate e ambasades amerikane ne Shqiperi, ka komentuar befasishem zhvillimet e sotme politike ne Tirane duke pershendetur perjashtimin e Tom Doshit, nga grupi parlamentar i PS.

"Shtetet e Bashkuara mirëpresin vendimin e Partisë Socialiste të Shqipërisë për të përjashtuar Z. Tom Doshi, i cili pretendohet se është përfshirë në veprimtari kriminale", thuhet ne deklarate.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas saj, Shtetet e Bashkuara e marrin seriozisht kanosjen e krimit dhe korrupsionit ndaj shoqërive të lira dhe demokratike. Nxisim të gjitha partitë politike në Shqipëri të largojnë individët e përfshirë në veprimtari kriminale apo korruptive.

Ambasada vijon me deklaraten e saj duke thene se: Mbështesim me forcë punën e kuvendit për të hartuar legjislacion në përputhje me Rezolutën e 24 dhjetorit 2014. Më tej, i bëjmë thirrje Prokurorit të Përgjithshëm të Shqipërisë të hetojë dhe ndjekë penalisht kriminelë dhe zyrtarë të korruptuar në të gjitha nivelet.

ME TE LEXUARAT