Nëna e modeles: Ja çfarë më tha në telefon pasi u vra Boris Nemtsov

Kliko per me shume info

Russian Opposition Leader Boris Nemtsov Killed In MoscowNëna e të dashurës modele ukrainase të Boris Nemtsov ka zbuluar momentet e para të reagimit të saj pas vrasjes në qendër të Londrës. Inna Duritskaya thotë se vajza e saj Anna e telefonoi atë vetëm pak minuta pas vrasjes së ndodhur në Kremlin. Anna e cila është tanimë nën mbikqyrje të rreptë dhe telefoni i saj është marrë prej forcave të sigurisë. “Kam humbur kontaktin me të. Ja kanë marrë telefonin. Mendoj se duan ta bëjnë fajtore. Cilat janë arsyet se përse e mbajnë. Thjesht duan ta lidhin atë vrasje me Ukrainën. Ata kishin ngrënë një darkë dhe vendosën të shkojnë në shtëpi. Kur dilnin, Anna sugjeronte gjithnjë të merrnin taksi por Boris refuzon. Ai dëshironte të ecte në këmbë. Ishin duke ecur, Anna ishte krah tij kur e pa të binte në tokë. Ajo telefonoi menjëherë policinë dhe më pas mua. Më tha mama Boris u vra. Ai u qëllua nga pas dhe u vra, është i shtrirë në tokë krah meje”, tha nëna e saj.

 

Kliko per me shume info
loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here