Biden dhe Poroshenko bisedojnë për situatën në Ukrainë

Bota

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

bideZëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden, ka biseduar dje me telefon me presidentin ukrainas, Petro Poroshenko, rreth situatës në pjesën lindore të Ukrainës. Sipas Shtëpisë së Bardhë, Poroshenko e ka informuar Bidenin për vazhdimin e granatimeve përreth Donjeckut dhe Mariupolit nga separatistët e përkrahur nga Rusia, duke e shkelur kështu marrëveshjen e armëpushimit të arritur në Minsk.

Të dy zyrtarët gjithashtu kanë diskutuar për pamundësinë e OSBE-së që të verifikojë nëse armatimi i rëndë rus është duke u tërhequr nga linja e frontit apo jo? Biden e ka lavdëruar planin qeveritar të Ukrainës për të miratuar reformat në legjislaturë, të rekomanduara nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, për të stabilizuar ekonominë e vendit, thuhet më tej në një komunikatë të Shtëpisë së Bardhë. Megjithëse luftimet nuk po vazhdojnë me intensitet të lartë, një gazetar ukrainas është vrarë djegjatë granatimeve të kryera në pjesën lindore të Ukrainës.  REL

ME TE LEXUARAT