Tiranë, gjenden bomba me telekomandë në parking tek “Petro Nini”

Aktualitet

policia-tiraneNjë sasi eksplozivi është gjetur sot nga policia në afërsi të shkollës “Petro Nini Luarasi” në Tiranë. Mina ishte e përbërë nga kallëpe tritoli të lidhura me celular gati për të shpërthyer.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur reth orës 05:00 të mëngjesit. Policia gjeti një sasi lënde eksplozive të vendosur mbi një biçikletë të vendosur në një parking pas shkollës “Petro Nini Luarasi”.

Mësohet se lënda eksplozive e dyshuar tritol ishte gati për të shpërthyer me telekomandim, ndërsa policia arriti të parandalojë shpërthimin duke shkëputur detonatorin.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

ME TE LEXUARAT