Sot, konferencë e përbashkët e “bllokut” opozitar VAN

Kosovë&Rajon

bllokuTri partitë opozitare, AAK, Vetëvendosje dhe Nisma për Kosovën, të dielën do të organizojnë një konferencë të përbashkët duke filluar nga ora 12:00.

Në një njoftim për media të lëshuar nga AAK, thuhet se “Grupet Parlamentare të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe të NISMA për Kosovën, të dielën, më 8 shkurt, mbajnë konferencë të përbashkët për media”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Konferenca do të ketë për temë Zbatimin e Rezolutës për parandalimin e migrimit ilegal, ndërsa do të mbahet në ambientet e Kuvendit të Republikës së Kosovës (Salla C-301, kati III).

ME TE LEXUARAT