Samiti i SEECP, Mogherini të hënën në Tiranë

Politikë

mogeriniPërfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian  për politikën e Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini do të jetë të hënën më 23 shkurt në Tiranë për të marrë pjesë në Samitin e SEECP-së (Procesi i Bashkëpunimit të Evropës Juglindore).

Mogherini ka konfirmuar pjesëmarrjen e saj në këtë samit, ndërsa në një letër dërguar ministrit të Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati  thekson se, BE mbështet plotësisht nismat për të forcuar bashkëpunimin rajonal, të cilin e vlerëson si një mjet të rëndësishëm për të kapërcyer ndarjet e të kaluarës dhe për të bërë reformat e kërkuara

ME TE LEXUARAT