Gruaja kosovare vret bashkëshortin në Norvegji

Kosovë&Rajon

norvegjiNjë 30-vjeçare nga Kosova ka vrarë bashkëshortin e saj në Norvegji dy ditë më parë për shkaqe që ende nuk dihen.

Ngjarja ka ndodhur në Oslo të premten në mbrëmje. Gruaja kishte vrarë bashkëshortin e saj 28 vjet më të vjetër në apartament dhe më pas kishte njoftuar vetë policinë në krimin e bërë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas portalit “nrk.no”, policia ka mbajtur të fshehur identitetin e autores së krimit dhe viktimës, me qëllim për t’i shkuar deri në fund hetimit.

Gruaja ka dëshmuar para policisë për 4.5 orë, ku ka treguar me detaje arsyet e vrasjes së bashkëshortit shqiptar, por që policia nuk i ka bërë ende publike.

Çifti kanë një fëmijë së bashku, i cili tashmë është dërguar në një qendër sociale për të qenë nën përkujdesjen e shtetit.

Ky krim ka bërë jehonë në shtetin skandinav, ku niveli i kriminalitetit është ndër më të ulëtit në planet.

Me provat e deritanishme, gruaja akuzohet për vrasje në rrethana cilësuese.

ME TE LEXUARAT