Gazeta gjermane “Bild”: “Ortek azilkërkuesish nga Kosova”

Kosovë&Rajon

azilGjermania tash disa muaj po ballafaqohet me temën e azilkërkuesve dhe politikës ndaj tyre raporton Gazeta ‘Bild” nga Berlini.

Ballina e gazetës “Bild”, i cili në edicionin e së dielës shitet në 3 milionë ekzemplarë, nxjerr artikullin për emigrantët kosovarë me titull: “Ortek azilkërkuesish nga Kosova”, dhe më pas vijon rrëfimi për atë sesi nga 500 kosovarë në ditë janë duke e lëshuar vendin e tyre me destinacionin kryesor Gjermaninë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Diplomantët kanë bërë thirrje për masa urgjente për t’i parandaluar emigrantët që të kërkojnë azil në shtetet e Evropës dhe sidomos Gjermani”, raporton kjo gazetë.

Eksodi i ikjes së shqiptarëve të Kosovës për në vendet e perëndimit ka arritur shifra alarmante, që kjo nuk mbahet mend që nga koha e represionit. Madje punë nuk ka kryer as një rezolutë e miratuar në Kuvendin e Kosovës për ndaljen e kosovarëve që ta lëshojnë vendin.

Pos kësaj kjo gazetë në këtë edicion ka edhe komentin e ditës nga kolumnisti i saj Peter Hahne i cili kritikon politikën gjermane që nuk i qaset më me shumë humanizëm kësaj teme.

ME TE LEXUARAT