Barcelona "shkel" edhe Granadan

Sport

barcelona1515Barcelona ka vazhduar serinë e fitoreve. Katalonasit të shtunën në udhëtim mundën Granadan, me rezultat 1-3, në kuadër të xhiros së 25-të të La Ligës spanjolle.

Skuadra e Luis Enriques, pas paraqitjes fenomenale kundër Manchester Cityt në mesjavën që lamë pas, ka vazhduar me lojën e mirë edhe në duel me Granadan, duke e dominuar lojën dhe në fund me meritë iu gëzua fitores.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ivan Rakitiç pas 25 minutave lojë zhbllokoi rezultatin duke kaluar Barcelonën në epërsi prej 0-1, rezultat më të cilin skuadrat shkuan në pushim.

Ndërkohë, me të filluar fraksioni i dytë i lojës, Luis Suarez (49’) dyfishoi epërsinë në 0-2, mirëpo, katër minuta më vonë, nikoqirët përmes Franc Rico nga penalltia ngushtuan rezultatin në 1-2.

“Blaugranat” nuk u ndalën dhe në minutën e 70-të ngritën epërsinë në 1-3 me anë të Lionel Messit, i cili shënoi në portën e zbrazët pas asistimit të Suarezit.

Pas kësaj fitore, Barcelona mbetet në vendin e dytë më 59 pikë të tubuara, një më pak se sa Real Madrid që kryeson tabelën, ndërsa mbetet në pozitën e parafundit më vetëm 19 pikë të tubuara.

ME TE LEXUARAT