Anjeza Shahini kritikon ashpër Elhaida Danin

Showbiz

anjeza-shahiniMe anë të një postimi në rrjetin social Facebook, një reagim të hapur ka pasur nga këngëtarja Anjeza Shahini, në lidhje me këngën që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion.

Ajo ka sulmuar hapur Elhaida Danin, duke theksuar se e ndryshoi këngën për kapriço.

"Unë dua të jetë në ESC ai që e meritonte e që e ka merituar prej kohësh Bojken Lako. Me gjithë respektin për artisten

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Elhaida, nuk më duket e drejtë kjo kapriço, aspak profesionale e kujtdo për tu tërhequr”, shkruan Shahini ndër të tjera.

“Ku shkuan të gjitha rregullat që vihen përpara festivalit në kaq vite. Kush janë këta njerëz që marrin përsipër të bëjnë si të duan me Televizionin e Shqiptarëve Taksapagues!!!” ajo thotë se e gjithë kjo i duket e padrejtë dhe mungesë respekti kundrejt gjithë artistëve të tjerë që prej vitesh respektojnë rregullat.

“Vitin e ardhshëm le ta dërgojnë Elhaidën me një format të ri festivali, ku zgjidhet një përfaqësues dhe konkurrojnë kompozitorët për këngën që i përshtatet më mirë këngëtares, sikurse kanë bërë shumë shtete. Me siguri do të kemi edhe rezultate shumë më të mira” , në këtë formë e përfundon shkrimin e saj kritikues Anjeza Shahini, në drejtim të Elhaida Danit.

ME TE LEXUARAT