Bulqizë, protesta për faturat e energjisë, banorët bllokojnë rrugën

Aktualitet

protesta-faturaBanorët e komunës Fushë-Bulqizë edhe këtë të shtunë protestuan për faturimet e energjisë elektrike në mënyrë abuzive, siç shprehen ata.

Protestës iu bashkuan edhe banorë të komunës Zerqan, të cilët manifestuan në rrugën nacionale Bulqizë-Shupenzë, në vendin e quajtur Ura e Qytetit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ata bllokuan për rreth 30 minuta edhe një krah të rrugës nacionale.

Ata thanë se janë pagues të rregullt, por po protestojnë për shkak se në vitin 2011 janë gjobitur të gjithë me nga 61 mijë lekë nga ish-punonjësit e CEZ dhe kjo shumë bashkë me kamatvonesat shkon në 120 mijë lekë.

Banorët deklaruan se kërkojnë të ngrihet një grup pune për të zgjidhur këtë problem.

ME TE LEXUARAT