Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Gropë e zezë 12 miliard herë më e madhe se Dielli në hapësirë

gropa-zezeRreth 12 miliardë herë më e madhe se dielli, eshte identifikuar një vrimë e zezë në hapësirë. Prania e ketij realiteti te ri, po sfidon teoritë e mëparshme se si ky fenomen zmadhohet.

Një grup shkencëtarësh ndërkombëtar kanë përcaktuar se ajo mund të jetë formuar rreth rreth 900 milionë vjet pas shëpërthimit të njohur ndryshe si Big Beng.

Studimi është botuar edhe në revistën e specializuar Natyra. Kjo vrimë e zezë mendohet se është dy herë më e madhe në përmasa se vrimat e tjera të ngjashme për nga mosha, të zbuluara më parë.

Grupi i shkencëtarëve po punon prej kohësh në një projekt që ka fotografuar rreth 35% të hapësirës mbi Hemisferën Veriore, kur bëri edhe zbulimin në fjalë.

Shkencëtarët nuk janë në gjendje të shpjegojnë se si vrimat e zeza zmadhohen në një mënyrë kaq të shpejtë, duke sfiduar ligjet e njohura deri më sot të fizikës.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet