Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta Online, balkan, lajme live 24

Filmoi videon e dhunës ndaj Tomi Mishës, kërcënohet indirekt i riu korçar

video-dhuna-korceI riu që filmoi disa ditë më parë ngjarjen ku Tomi Misha dhunohej në qendër të Korçës nga dy efektivë pasi gërvishi mjetin e zëvendës.drejtorit të policisë Arben Hyseni,deklaron se ndihet i kërcënuar për jetën pasi efektivët e kanë identifikuar se kush është.

“ Po. Zëvendës.drejtori më ka parë shumë mirë dhe me sa kam kuptuar, ai ka kuptuar që unë po e filmoja. Unë drejtpërdrejt deri sot nuk kam pasur kërcënim, por babait tim i ka vajtur nga policët, ku njëri prej tyre është përjashtuar sot nga policia. I ka thënë pa dijeni se ai ishte babai im, i kanë thënë që ata që e bënë se kanë bërë mirë dhe se do kenë probleme”.

I riu thotë se nuk ka kërkuar mbrojtje në polici pasi nuk ka besim te organet e drejtësisë.

“Tani për tani nuk besoj se do të bëjnë gjë, se nuk është aq e lehtë. Por në një të ardhme kam frikë me pak fjalë. Nuk kam shkuar as në polici, as në Prokurori dhe në asnjë vend. Nuk kam besim tek institucionet e shtetit”.

33-vjeçari, Tomi Misha, u filmua teksa dhunohej nga dy efektivët Robert Memelli dhe Nevzat Blushi, pasi i riu i gërvishti makinën nëndrejtorit të Policisë së Korçës. Pas publikimit të videos, Arben Hyseni dhe dy efektivët u përjashtuan nga detyra.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.