Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Laborator droge në banesë, dërgohet në gjyq Gëzim Cela, “baroni i trafikut”

gezim-cela
Banesa e kthyer ne laborator droge ne Fushe Kuqe te Mamurrasit, ne foto, Gezim Cela

Ndonëse me të akuzuarin kryesor ende në kërkim,Prokuroria e Krimeve të Rënda ka dërguar në Gjykatë dosjen e Gëzim Çelës, i njohur edhe si “baroni i drogës” në Shqipëri.
Pas dërgimit të dosjes në gjykatë, të akuzuar mësohet se janë shtetasit Gëzim Çela, Kujtim Çela dhe Realt Hysollin.
I akuzuari kryesor shtetasi Gëzim Çela është ende në kërkim ndërkombëtar nga prokuroria, ndërsa në banesën e tij në Fushë Kuqe të Mamurrasit u kap drogë dhe armë.
Çela sipas prokurorisë akuzohet për trafikimin e sasive të ndryshme të kokainës nga Amerika Latine në Kosovë dhe më pas në Shqipëri.
Gëzim Çela, i cilësuar nga mediat italiane si “baroni i drogës”, sipas prokurorisë e kishte kthyer banesën e prindërve në zonën e Fushë-Kuqes në Mamurras, në një laborator kokaine, të cilën e trafikonte në vendet e Bashkimit Europiane dhe ajo që mbeste për klientët e ashtuquajtur “VIP” të kryeqytetit.
Linja e trafikut u identifikua nga policia pas arrestimit të një korrieri në Morinë me 7 kg kokainë nga Kosova drejt Shqipërisë, duke u zbardhur një rrjet i tërë trafiku i drejtuar nga Gëzim Çela.
Operacioni antidrogë u realizua në bashkëpunimin me policinë e Kosovës duke shënuar shifra rekord të sekuestros: mbi 57 kilogramë kokainë, 18 kilogramë heroinë, 150 kg marijuanë, 9 armë të tipeve të ndryshme, 3 snajpera, granada, eksploziv dhe nje makina BMVV të blinduara.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet