Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Zbulohet pasardhësi i Casillasit tek Real Madridi

portieri15realReali i Madridit nuk heq dorë nga David de Gea. Klubi spanjoll e konsideron pasardhësin ideal të Iker Casillasit, që tashmë në moshën 32-vjeçare ka humbur shumë nga shkëlqimi i dikurshëm dhe nuk jep garanci për të ardhmen. Kontrata aktuale e De Geas me Manchester United skadon pas 17 muajsh, ndërsa për ta rinovuar atë portieri spanjoll ka kërkuar që klauzola e largimit të mos jetë më shumë se 30 milionë euro. Ky detaj lë të hapur mundësinë e transferimit të tij në “Santiago Bernabeu”, por më i rëndësishëm është fakti që 24-vjeçari nuk ka marrëdhënie të mira me Luis Van Gaal.

Sipas gazetes spanjolle “AS”, trajneri dhe portieri i United nuk flasin prej një muaji me njëri-tjetrin. Klubi anglez i ka ofruar rinovimin e kontratës për 10 milionë euro në sezon, por Reali kërkon të përfitojë nga situata duke qëndruar në kontakt të vazhdueshëm me menaxherin e futbollistit Jorge Mendez. Por Reali ka edhe planin B nëse nuk arrin të sigurojë shërbimet e De Geas. Pas spanjollit vjen Tibaus Courtois, të cilin tentoi ta blinte edhe sezonin e kaluar. Portieri i përfaqësueses belge brenda pak vitesh është shndërruar një ndër më të mirët në qarkullim, duke spikatur në radhët e Atleticos së Madridit. Courtois ka kontratë me Chelsean deri në vitin 2019 dhe vetëm një ofertë stratosferike mund të shkëpusë nga të kaltrit e Londrës. Më pas vjen Casilla i Espanyolit, që është grumbulluar nga Del Bosque në miqësoren me Gjermaninë. 26-vjeçari është formuar në akademinë e Realit, për t’u përmirësuar shumë në radhët e katalanasve. Gjithsesi Los Blancos mund të blejnë për 10 milionë euro, shifër kjo e vendosur në kontratë si klauzolë. Emri i fundit është i riu Carlos Abad, që luan me Tenerifen. Ideja e drejtuesve të Realit është ta blejnë 19-vjeçarin verën e ardhshme dhe ta japin sërish në formën e huazimi te Tenerife ose te ndonjë ekipi i Primera Division.

Leave A Reply

Your email address will not be published.