Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Xherdan Shaqiri: S`duhet ti përsërisim gabimet

shaqiri-inter152Mesfushori shqiptar i Interit, Xherdan Shaqiri, ka folur në prag të përballjes me Celticun. “Nerazurët” do të ballafaqohen nesërmbrëma me Celtic në “Guiseppe Meaza”, në ndeshjen e kthimit të Europa League, ndërsa ndeshja e parë e luajtur ishte mbyllur baras 3-3, edhe pse internistët vazhdimisht ishin në epërsi.Futbollisti shqiptar, i cili në ndeshjen e parë kishte shënuar gol kundër Celticut, pritet të jetë titullar nesër mbrëma tek inernistët. Ish futbollisti i Bayern Munich tha se gabimin e bërë në ndeshjen e parë nuk duhet përsëritur në duelin e radhë. Ai është i vetëdijshëm se Celticu është skuadër e fortë, e sipas tij, edhe skuadrat e mëdha si Barcelona janë mposhtur nga skuadra Celticut, por Shaqiri beson se Inetrit do të kualifikohet në rundin tjetër të Europa League.

“Ne kemi bërë një gabim të madh në ndeshjen e parë, por atë nuk duhet ta përsërisim në Itali. Ne menduam se ndeshja u fitua, dhe nuk e respektuam Celticun. Ne Itali edhe nëse do të shënojmë dy, tre apo edhe katër gola, ne duhet të jemi fokusuar, sepse ata janë në gjendje të shënojë dhe këtë gjë ata e treguan në ndeshjen e parë”, ka thënë Shaqiri.

“Rezultati 3-3 nuk është i keq, por duhet të jemi të kujdesshëm. Edhe ekipet si Barça kanë humbur kundër Celticut, e kur e mendoni barazimin, ndoshta nuk është edhe aq keq”, tha 23 vjeçari nga Kosova.

Leave A Reply

Your email address will not be published.