Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Wenger: Mundësitë e kualifikimit janë 50 me 50

wengerArsene Wenger kërkon përqendrim nga Arsenali në ballafaqimin e sotëm me Monacon, skuadër të cilën e ka drejtuar për disa vjet.

Trajneri francez e pranon se nuk e priste një short të tillë. “Për të qenë i sinqertë kjo ishte një surprizë për mua. Mendoja se do të përballeshim sërish me një ekip të fortë siç ka ndodhur në 5 apo 6 vitet e fundit.

Është disi e çuditshme sepse gjatë 25 viteve të fundit të jetës time kam drejtuar Monacon dhe Arsenalin”, ka theksuar Wenger. Në vijim ai kërkoi që djemtë e tij të fokusohen te kjo sfidë nga e cila varen edhe fatet e sezonit të topçinjve, tashmë jashtë garës për titullin kampion. Wenger u ndal edhe te gjendja e Jack Wilshire, i cili pësoi një dëmtim gjatë stërvitjes.
“Mundësitë për kualifikim janë 50 me 50. Monaco është një skuadër që di të mbrohet mirë dhe këtë e tregoi në fazën e grupeve. Wilshire është stërvitur shumë për t’u rikthyer sa më shpejt në formë. Nuk besoj se do të jetë i gatshëm për ndeshjen kundër Monaco por besoj se do të rikthehet në fundjavë”, ka shtuar francezi.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet