Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Mbyll dyert stadiumi kombëtar “Qemal Stafa”

qemal-stafa15Stadiumi Qemal Stafa mbyll dyert për derbin e kryeqytetit Tirana – Partizani. Lajmi konfirmohet nga drejtori i shoqërisë Kuqezi që menaxhon ndërkombëtarin e futbollit Eduard Prodani, i cili tregon aryset përse supersfida e javës së 24 nuk mund të luhet në këto momente në impiantin e përcaktuar më parë.

“Ndjejmë keqardhje por stadiumi “Qemal Stafa” nuk është gati të hapë dyert. Lajmi është konfirmuar  nga specialistët e fushës që vijnë nga Greqia, aty ku kemi marë tapetin e gjelbër. Pasi kanë parë kushtet në të cilat gjendet bari ata kanë konfirmuar se ende nuk mund të luhet në këtë stadium.”

Disa ditë më parë ishte pikërisht drejtori i stadiumit Eduard Prodani që largonte cdo dyshim për zhvillimin e derbit në Qemal Stafa, por jo cdo gjë varet nga dora e njeriut, që kësaj radhe nuk mundi të bente mrekullinë me fushën e lojës, për ta bërë gati mitikun e kryeqytetit për sfidën më të rëndësishme të futbollit në vend.

Nderkohe mesohet se edhe Tirana me Partizanin pas ketij lajmi kane diskutuar per ceshtjen e supersfides se kesaj jave dhe me mirekuptim te dyja klubet e kryeqytetit vendosen qe derbi i te Premtes te shtyhet duke mos u luajtur kete jave.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet