Kërkohej për shfrytëzim prostitucioni në Fier, ekstradohet nga Milano

Aktualitet

prangaNga Interpol  Tirana u krye ekstradimi nga Milano/Itali drejt vendit tonë i shtetasit , Dejvit SHKRELA, 47 vjeç, banues në Fier. Ky ishte person i shpallur ne kërkim ndërkombëtar pasi:Gjykata e Rrethit Lushnjë, me Vendimin Nr. 60, datë 02.04.2014, ka dhënë masën e sigurisë”Arrest me burg”, për kryerjen e veprës penale të “Shfrytëzim prostitucioni dhe “Mbajtje e lokaleve për prostitucion” parashikuar nga neni 114-115/1, i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Më datën 30.03.2014 në Ardenicë-Fier është kryer një operacion nga shërbimet e policisë së qarkut Fier për “Shfrytezim prostitucioni” dhe “Mbajtje e lokalit per prostitucion”.

Shtetasi Dejvit Shkrela punësonte në lokalin e tij femrat si kamariere, ku dy prej kamariereve, gjatë ushtrimit të detyrës shpeshherë kryenin marrëdhënie seksuale me klientë të ndryshëm kundrejt shpërblimit.

Nga lekët që merrnin për çdo klient duhet t’i jepnin Dejvit Shkrelës shumën 500(peseqind)lekë.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën, u bë i mundur arrestimi i tij në Itali me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë. Në aeroportin e Rinasit ky shtetas iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

ME TE LEXUARAT