Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Gruevski: Ja kush i ka bërë përgjimet në Maqedoni

gruevskiNë periudhën e kaluar Maqedonia ka qenë target i incizimeve të bisedimeve telefonike të shërbimeve të huaja të inteligjencës, të ndihmuara nga bashkëpunëtorë të tyre në Republikën e Maqedonisë. Materiali i incizuar është përkthyer në gjuhën angleze dhe është dërguar tek porositësi. Diku nga mesi i vitit 2014 për këto materiale është informuar edhe personi Zoran Zaev me qëllim që të publikohen në opinion dhe të plotësohet një qëllim i caktuar i shërbimit të huaj sekret, i cili është porositës dhe financues i këtij operacioni.Këtë e deklaroi në konferencën e sotme për shtyp kryeministri Nikolla Gruevski duke theksuar se personi, siç thotë, Zoran Zaev fillimisht është përpjekur të iniciojë qeveri teknike, duke shfrytëzuar kanosje se do ta publikojë këtë material për më vonë, pasi që shantazhi do të refuzohet, ta realizojë kërcënimin. Përmbaruesit e drejtpërdrejtë, sipas kryeministrit Gruevski, janë arrestuar, ndërsa për një prej tyre, i cili në tërësi e ka pranuar veprën, siç publikuan sot mediat, gjykata tani më ka shqiptuar dënim. Për të tjerat, tha, do të pasojë procedurë gjyqësore.

Kryetari i Qeverisë në konferencën për shtyp sqaroi se në çfarë mënyre janë incizuar bisedat telefonike. Sipas tij, shërbimi ynë e ka të njohur shërbimin e huaj, i cili ka qenë porositës i këtyre bisedave telefonike.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve Gruevski tha se nuk pranon, siç nuk ka pranuar deri më tani qeveri teknike, se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe se dialogu me opozitën është i mundur dhe ai duhet të realizohet në Kuvend. Sipas tij, dialogu është mënyrë për dalje nga kriza aktuale politike. Për numrin e publikuar nga fillimisht 26.000, e pastaj 20.000 bisedave telefonike të qytetarëve të përgjuar, tha se MPB dhe ai nuk kanë informacione të këtilla dhe se sipas tyre, janë përgjuar kryesisht politikanë dhe personalitete të tjera publike.

Në konferencën për shtyp, Gruevski tha do të kundërshtojë ashpër të gjitha përpjekjet për destabilizim të vendit. /mia/

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.