Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Luis Suarez “kafshon” Manchester Cityn

suarezzzBarcelona gjynjëzon Manchester Cityn. Skuadra spanjolle fitoi ndeshjen (1-2) në Angli. Emri vendimtar i ndeshjes është Luis Suarez.
Përballja e 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve u vendos pasi sulmuesi Luis Suarez që ka shënuar dy gola për fitoren e Barcelonës.
Ish-asi i Liverpoolit golin e parë e shënoi në minutën e 16-të, kurse pas katërmbëdhjetë minutave e shënoi edhe golin e dytë.
City bëri përpjekje të rikthehet në lojë, dhe në pjesën e dytë e ngushtoi epërsinë në 1-2, nëpërmjet Sergio Agueros (69’) por kjo ishte krejt çka arriti në këtë ndeshje.
Në minutën e fundit Barcelona e pati rastin për të shënuar edhe golin e tretë, por Lionel Messi e humbi penalltinë. Më këtë fitore Barça ka bërë një hap të madh për kualifikimin në fazën tjetër, kurse Cityt i duhet shumë punë për të eliminuar skuadrën spanjolle.
Nga minuta e 74-të, Manchester City luajti më një lojtar më pak, pasi mbrojtësi Gael Clichy u ndëshkua më kartonë të kuq.

Leave A Reply

Your email address will not be published.