Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Librazhd, e ndalojnë si pasagjerë, grabisin me armë furgonin në rrugë

policia-fierGrabitësit ndalojnë furgonin e linjës dhe grabisin me dhunë drejtuesin e mjetit, duke i marr një shumë të konsiderueshme parash.

Policia informon se ngjarja ka ndodhur në fshatin Pishkash të Librazhdit.
Sipas hetimeve, dy persona i kanë bërë shenjë të ndalojë një furgoni tip “Benz”, me targa EL7673A, i cili drejtohej nga një shtetas nga Elbasani.

Në momentin që drejtuesi i mjetit ka ndaluar, dy autorët kanë hipur mbi furgon dhe e kanë dhunuar drejtuesin, duke i marrë dhe një shumë prej 40 mijë lekësh të reja.

Burime të policisë së Elbasanit, kanë thënë se shoferi ka njoftuar forcat e rendit, të cilët kanë nisur punën për identifikimin dhe arrestimin e dy grabitësve.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet