Legjendari Ronaldo i rikthehet futbollit

Sport

ronaldoIsh-lojtari legjendar i Brazilit, Ronaldo, ka konfirmuar se do të rikthehet nga pensionimi për të luajtur me ekipin Fort Launderdale Strikers.

38-vjeçari, i cili u pensionua në vitin 2011, ka thënë se do t’i rikthehet fushave të blerta pas katër vjetëve.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Do të ndodhë”, ka thënë ish-lojtari më i mirë në botë. “Kështu kam thënë edhe më parë, por do të luaj pak më vonë, në play-off”.

“I have already said so. But it's going to be a bit later, in the playoffs."

Pas pensionimit, Ronaldo filloi karrierën e suksesshme në biznes, duke hapur agjencinë e sportit “9ine”.

Ish-lojtari i Barcelonës, Interit, Real Madridit, Milanos dhe Corinthiasit, ka realizuar 62 gola në 98 paraqitje për Brazilin.

ME TE LEXUARAT