Kujdes! Ja ku ndodhen 21 kaburantet që u gjobitën pës cilësinë

Aktualitet

karburanteeeKontrollet e Inspektoriatit Qendror Teknik nuk e kanë frenuar abuzimin me cilësinë e karburanteve në pikat e tregtimit me pakicë. Vetëm gjatë periudhës  dhjetor 2014 – Janar 2015, Inspektoriati Qendror Teknik ka gjetur me shkelje  21 subjekte, 10 prej te cilave në kryeqytet, ndërsa 11 të tjerat u konstatuan në  Kavajë, Durrës, Kuçovë, Vorë, Krujë dhe në aksin Morinë – Kukës.

Nga mostrat e analizuara rezulton se karburantet që tregtoheshin në këto pika, kishin përqindje të lartë squfuri, çka do të thotë se nafta nuk është në cilësisë e kërkuar, pasi është përzier me lëndë të tjera për qellim përfitimi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gjobat e vendosura ndaj këtyre subjekteve varjojnë nga 1 milionë e gjysmë deri në 3 milionë lekë të reja.

Disa prej pikave të gjetura me shkelje i përkasin një kompanie, siç është rasti  i subjektit që eshte gjobitur edhe në Tiranë, edhe në rrugën Vorë – Fushë Krujë, por edhe në Durrës.

Apo rasti tjetër që i njëjti subjekt është kapur me abuzim me cilësinë në pika të ndryshme brenda në kryeqytet. Gjobat nuk kanë munguar edhe për mungesë dokumentacioni, ku në periudhën dhjetor 2014 janar 2015 janë vendosur 21 të tilla.

Në total për të 42 rastet e konstatuara me shkelje gjatë periudhës dhjetor 2014 – Janar 2015, si ato me mungesë dokumentacioni, por edhe për ato që u konstatuan me abuzime me cilësinë, masa ndëshkimore shkon në 320 milionë lekë gjobë nga 820 milionë lekë që u vendosën në total për vitin 2014.

Për subjektet që abuzuan me cilësinë, Inspektoriati Qendror Teknik vetëm në muajin nëntor të vitit që lamë pas  gjobiti 12 karburante, ndërsa në total për vitin 2014 u gjobitën 220 pika karburantesh.klan

ME TE LEXUARAT