Fotografohet Mercedes SLC

Teknologji

mercedesMe rastin e ridizajnimit të modelit SLK (gjatë vitit 2016) Mercedes bashkë me kulmin e fortë që paloset, do ta ndërrojë edhe emrin në SLC.

Kjo do të thotë se pas 20 vjet ekzistence të emrit, SLK do të shkojë në histori, ndërsa SLC në raport me të do të dallojë me ndryshimin e pjesës së parë dhe të pasme.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gjykuar sipas të gjitha gjasave, mund të presim maskë të re, mbrojtës dhe drita të reja, por edhe brendi të modernizuar.

Në paletën e agregatit lëvizës duhet të jetë motori 2,1 litërsh dizel me 204 kuaj fuqi (versioni SLC 250 CDI), si dhe ai 2,0 litërsh benzinë (në vend të tashmit 1,8 litërsh) në versionet me 184 kuaj fuqi dhe 211 kuaj fuqi . mbete për t’u parë nëse në ofertë do të mbetet motori benzinë 3,5 litërsh V6 .

Po ashtu varianti AMG do të ketë motorin 4,0 litërsh V8 Biturbo, në vend të tashmit 5,5 litërsh V8.

Prodhuesi nuk jep detaje të tjera.

ME TE LEXUARAT