Dornan jep dorëheqje nga “Fifty Shades” shkaku i gruas

Soft

filmmmFilmi që po shënon sukses nëpër arkat filmike po përballet me një problem, pasi aktori kryesor Jamie Dornan raportohet se nuk do të përsërisë rolin e tij të Christian Greyt në dy vazhdimet e projektit.

Aktori irlandez pritej të përsëriste rolin e tij në vazhdimet “Fifty Shades Darker” dhe “Fifty Shades Freed”, por mediet britanike raportojnë se aktori ka dhënë dorëheqje nga roli shkaku i pakënaqësive të gruas së saj.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Revista e famshme australiane “NW”, ka raportuar se gruaja e tij Amelia Warner nuk është rehat për burrin e saj shkaku i skenave seksuale të cilat ai i realizoi me aktoren Dakota Johnson, transmeton Koha.net.

Edhe vetë aktori Jamie së fundmi ka pohuar se gruaja e tij nuk është rehat me skenat seksuale të filmit.

“Amelia nuk e ka parë filmin dhe nuk mendoj se do ta shikojë ndonjëherë”, ka thënë ai në një intervistë të fundit. “E kuptoj edhe nëse nuk e shikon”.

“Fifty Shades of Grey” pozicionohet në vendin e parë me fitime nëpër arkat filmike, për javën e dytë me radhë. Këtë javë filmi ka fituar 4.6 milionë funte.

ME TE LEXUARAT