Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta Online, balkan, lajme live 24

Ambasada e Kosovës në Hungari konfirmon vdekjen e 2 vjeçarit

koosvNdërkohë që vala e kthimit të emigrantëve nga shtetet e BE-së tashmë ka nisur, një fëmijë dy vjeçar nga Kosova ka humbur jetën në Hungari. Lajmin e ka konfirmuar Ambasada e Kosovës në Budapest.

Nëpërmjet një komunikate kjo Ambasadë bënë të ditur se është informuar nga autoritet hungareze se më 22 shkurt një fëmijë dy vjeçar nga komuna e Vitisë ka vdekur, në një qendër strehimi të azilkërkuesve, ku bashkë me pesë anëtarët tjerë të familjes është vendosur që disa javë.

“Sipas informacioneve zyrtare të autoriteteve hungareze, fëmija ditëve të fundit kishte marr trajtim mjekësore në qendër të azilkërkuesve. Autoritet hungareze janë duke punuar në ndriçimin e rrethanave të vdekjes së fëmijës dhe shumë shpejt pritet të dalin me një raport zyrtar mjekësor”, njofton Ministria e Jashtme e Kosovës.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.