Reali i Madridi shkëputet +4 pikë nga Barcelona

Aktualitet

real-madrid15Reali i Madridit rikthehet në +4 nga ndjekësit, falë fitores 2-0 me Elchen në transfertë, me gola të Benzema dhe Ronaldos, që ashtu si në mesjavë shënon me kokë, duke i dhënë fund dhe "agjërimit" prej tre sfidash në Primera. Megjithatë ndeshja nuk ishte e thjeshtë për ekipin e Ancelottit, për Elchen, që ashtu si ndaj Barcelonës rezistoi mirë për minuta të tëra, përpara se të "mbytej" nga fanella por dhe emrat e mëdhenj të Realit, që i dhuroi kapitenit të tij Casillas dhe suksesin në ndeshjen e tij të 500-të.

Ndeshja në fakt nisi me gol të Bale, vetëm se ai i uellsianit ishtë në pozicion jashtë loje, ndërkohë që një gol për gjestin e lartë teknik e meritonte Ronaldo në të 4-trën, por topi "puthi" shtyllën dhe jo rrjetën për fatin e keq të portugezit. Pjesa e parë e vrullshme e madrilenëve u duk se u shpërblye në të 39-tën, pas një roveshate te Benzemas, por ai që mund të ishte goli i javës u anullua nga kryesori për një pozicion jashtë loje që lë jo pak vend për dyshime. Meqënëse Benzemas nuk i funksionoi një gol i vështirë, në pjesën e dytë mendoi të bënte dicka të thjeshtë, duke shtyrë topin drejt rrjetës, si në të 59-tën, këtë herë nga një pozicion i rregullt.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Me epërsinë e rezultatit, Reali e kishte më të thjeshtë, aq sa 10 minuta më pas, Isco shërbeu për Ronaldon, që me kokë goditi për dyfishimin e shifrave, duke shënuar golin e 29-të në Primera. Në minutat e mbetura nuk pati shumë raste për t'u vecuar përjashto një goditje dënimi e Ronaldos në të 73-tën. U mbyll 0-2 për Realin, që rikthehet në +4 nga Barcelona, por duke parë ulje-ngritjet e skuadrave të kreut në La Liga në javët e fundit, këto katër pikë vështirë se mund të ofrojnë siguri për vendin e parë.ssport

ME TE LEXUARAT