Serbi-Shqipëri, turpi i UEFA-s, ja si vendos me dy standarde

Sport

uefa-serbiDy standartet e Uefa-s. Asnjë ndëshkim për Feeyenord, dënim maksimal për Shqipërinë për ndeshjen në Beograd me kuqezinjtë që humbën ndeshjen në tavolinë e Federatën Shqiptare që u ndëshkua edhe me një gjobë prej 100 mijë eurosh. Qeveria e futbollit europian me qëndrimet e saj konfirmon se mban në xhep dy metra të ndryshëm gjykimi.

Për t'i marrë gjërat me rradhë Të premten pas sfidës së Europa League mes Romës dhe Feyenord, Roma u zgjua e tronditur nga imazhet dhe bilanci i dëmve që kishin shkaktuar tifozët huliganë të Feyenord, tifozë të dehur, policë të plagosur, njolla gjaku mbi trotuare dhe sheshet qendrore të pushtuara nga plehrat dhe të shkatërruara. Nuk ishte kursyer as Sheshi i Spanjës, një nga më të bukurit në botë ku huliganët kishin dëmtuar edhe shatërvanin kryesor të tij.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

"Barbarët" ishte ky titulli domethënës i Gazzetta Dello Sport,  por cili ishte dënimi i Uefa-s për Feynord. Asnjë, Organizimi europian bëri të ditur se nuk do të ndërmarrë masa për klubin holandez pasi ngjarjet e dhunshme kishin ndodhur jashtë stadiumit. Cfarë ndodhi në 14 tetor. Në stadiumin e Partizanit të Beogradit nuk kishte në fakt tifozë shqiptarë, mes 30 mijë serbëve ishte vetëm një delegacion zyrtar shqiptar prej rreth 70 personash, por kjo nuk i pengoi organet disilinore të Uefas që të bënin me faj Shqipërinë për një dron, që erdhi edhe ai nga jashtë stadiumit.

Gjithshka është e lehtë të kuptohet, për Uefan ca janë të nënës dhe ca të njerkës. kur përballen dy skuadra perëndimore, si Roma me Feyenord Uefa është e predispozuar të tolerojë edhe rrëmuja me një bilanc prej dhjetëra arrestimesh, kur bëhet fjalë për një vend si Shqipëria, është e lehtë që të merret një ndëshkim qoftë ky edhe i pabazuar. Ndoshta Për Uefan, që shqiptarët të gjejnë drejtësi, duhet të jenë holandezë.

ME TE LEXUARAT