Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Nga Uk Lushi: Ne megjithatë do të fitojmë përsësi

eksodi-kosovaNga Uk LUSHI

Keqqeverisje. Keqdrejtim. Vjedhje. Korrupsion. Varfëri. Skamje. Ligështim.Dëshpërim. Dorëzim. Këto janë disa nga fjalët që faniten si fantazma mbiekzistencën tonë në mesin e dekadës së dytë të shekullit XXI kudo jetojmë shqiptarët në Ballkan. Pavarësisht rrezikshmërisë së pranisë së këtyre fjalëvenë ligjërimin dhe realitetin e një populli, fjala më e errët dhe me rrezikvdekjeprurës nuk ishte thënë zëshëm ndonjëherë. Por, këto javët e fundit, edhefjala, të cilën çdo shqiptar dhe shqiptare duhet ta luftojë si murtajën dhederi në zhdukje nga fjalori i përditshmërisë sonë, gjeti ca vrima në bedenet ee kështjellës së kombit shqiptar dhe bile po tenton të ulet këmbëkryq me ne siçulet xhebraili me dikë që do t’i marrë shpirtin. Fjala në fjalë është fjalapashpresë dhe— po— popujt që humbin shpresën vdekjen e kanë alternativë tëpashmangshme.

Është e vetëkuptueshme që kur në TV apo Internet transmetohenskena që tregojnë ikjen nga vendlindja të qindra-mijëra shqiptarëve, fillikatapo me foshnje gjegjësisht me fëmijë njomakë ngryk, duke rrezikuar jetët e vetadhe të pasardhësve të tyre ndërsa kapërcejnë këneta plot me llucë dhe lumenj meujin akull deri në fyt, vetëm që të arrijnë të hyjnë brenda kufijve politikë tëBashkësisë Europiane, njeriu nuk ka si të mos trishtohet dhe eventualisht tëmëkatojë në ballafaqimin me tundimin e humbjes së shpresës. Shpresa përpëlitetmes jetës dhe vdekjes sidomos kur njeriu i informuar e di që pamjet pikëlluesetë ikanakëve nga Kosova janë ato që kanë marrë vëmendjen e mjeteve tëinformimit dhe medieve aktualisht, por assesi nuk janë të vetmet. Ikje tëshqiptarëve ka edhe nga Ulqini, Tuzi, Presheva, Kumanova, Shkupi, Gostivari,Gjirokastra, Berati, Durrësi, Tirana, e Kukësi. Herë me heshtje e herë megjurulldi, gati çdo ditë, shqiptarët ikin nga çdo cep i atdheut, sa që sot, mundtë thuhet pa drojë gabimi: jashtë trojeve shqiptare jetojnë mbi një e treta epopullit shqiptar. A janë këto fakte një gjëmë për të cilën duhet t’i çojmëduart lart dhe të fillojmë kukatjen?! A jemi afër fundit tonë si popull dhecivilizim?!

Jo! Jo dhe jo! Kapitullimin shqiptar nuk mundet dhe nuk do të guxoj tanënshkruaj askush.

Populli shqiptar gjithherë duhet të ketë pjestarë që jetojnë dhe veprojnë nëbotë, mirëpo njerëzit tanë do të duhej të largohen nga tokat stërgjyshore atëherëkurnga vendet tjera mund të kontribuojnë më shumë për popullin shqiptar apoatje të realizojnë veten në gjëra që nuk janë të mundshme në atdhe. Momentalishtshqiptarët që po braktisin trojet tona në Ballkan janë duke u larguar sepsegjendja politiko-ekonomike është e zymtë dhe përgjegjësia për këtë nuk është etë gjithë neve, por e shumicës dërmuese të kastave që janë në krye të organevedhe institucioneve partiako-shtetërore. Drama e të larguarve të zhgënjyer ngatë katër anët e mëmëdheut duhet të shërbejë si një katarsis i pranimit tëdështimeve kalimtare të shteteve shqiptare. Pra, ikjet e bashkëkombasve tonë janëdëshmitë që vërtetojnë përtej çdo dyshimi të bazuar se jemi në krizë.  Porse, bazuar në përvojat e mëhershmehistorike— tonat dhe të tjerëve— krizat janë situata kritike gjatë të cilavekombet dhe popujt mund të ndërrojnë kurs dhe të fillojnë (ri)ngritjen, prandajtautologjikisht për ne janë duke rënë këmbanat e fundit për ndërrim drejtimi.

Ndryshimi i parë urgjent që duhet të bëjmë është ndalimi i përgjithësimeve tëstilit të gjithë jemi një lloj; të gjithë jemi të prishur; të gjithë jemipërgjegjës— gjeneralizime këto, të cilat, pastaj, rrjedhin në segmente tjera sifjala vjen: të gjithë politikanët janë hajdutë; të gjithë intelektualët janë tëpërfshirë në rrjete klienteliste; të gjithë gjykatësit dhe prokurorët shiten;të gjithë punëtorët janë dembelë, e të tjera budallallëqe të përngjashme. Këto (para)gjykimetë padrejta lënë të kuptohet që gjoja ne shqiptarët posedokemi gjene të cilatna pengojnë të jetojmë në shtete me rend dhe ligj. Një pikëpamje e këtillëgjithsesi që është e pasaktë dhe raciste. Njeriu me mendje të shëndoshë nukka nevojë të rrëmojë shumë prapa që të gjejë raste konkrete të cilat lehtësishthedhin poshtë kësi tezash të gabuara gjeneraliste. Le të përkujtohen si provasakrificat e mijëra martirëve heronj si Arben Broci nga Shkodra, AntigonaFazliu nga Gradica e Drenasit, Ismail Mehmeti nga Drenoveci i Tetovës apo TahirSinani nga Gria e Bujanit. Për persona të tillë që nuk pranojnë flijimin për tëmirën publike si aktin më të lartë (!!), ka edhe heronj të gjallë dhe krejt tëzakonshëm që poashtu hedhin poshtë tezën e futjes së të gjithë shqiptarëve nënjë thark derrash të ndyer dhe diabolik që nuk do të arrijnë stabilitetin dheprogresin kurrë. Sa për ilustrim dhe sigurisht duke u hyrë në hak qindra-mijërashqiptareve dhe shqiptarëve të dobishëm dhe punëtorë, që sillen dhekontribuojnë si qytetarët e vendeve më të mira, le të theksohen katër femratonat: Dr. Mira Mezini, profesoreshë e informatikës në Universitetin eDarmstadt-it në Gjermani, të cilës para ca kohe Këshilli Europian për StudimetShkencore i akordoi çmimin “ERC Advanced Grant” prej 2 milionë eurosh për tëvazhduar punën e çmueshme akademike; Majlinda Kelmendi, kampione botërore nëxhudo, e cila ka reprezentuar edhe Republikën e Shqipërisë edhe të Kosovës nëevenimentet madhore globale sportive; dhe, së fundi, dy zonjushastudente në Universitetit të Prishtinës, Gentiana Desipojci dhe Blerta Likaj,të cilat po të ishin në vende përendimore korporatat e sukseshme do t’u ofroninqindra-mijëra dollarë apo euro për aplikacionin e tyre kreativ përmes të tëcilit kandidatët për vendstudim mund të shohin në kohë reale rangimin e tyredhe nëse nuk duan që shënimet e tyre të mbahen në DropBox, Google Drive apo MSDrive, aplikacioni i vajzave inteligjente prospektuesve u mundëson t’i vendosintë dhënat në ownCloud duke ruajtur kështu pronësinë. Shqiptarët e mirë janë memiliona, shqiptarët përgjegjës dhe keqbërës janë në dhjetra-mijëra apo shprehurmatematikisht— për çdo shqiptar të keq, në anën e kundërt, janë 100 shqiptarëtë mirë. Semantika e gjuhës nuk është mirë të relativizohet dhe të sulmohennjerëzit ad hominem pa u ballafaquar argumentet dhe faktet. Secili le tëshikojë në familje, rreth shoqëror dhe ku jeton dhe do të shihni që shumica nukjanë përgjegjës për terrin që na ka mbështjelllur kudo gjallëron etniashqiptare. Si pasojë e kësaj të vërtete mjaft me përgjithësime, sepse ato ushkojnë për shtati më së shumti mu pakicës së shqiptarëve që duhet të japinllogari për baltovinën ku jemi futur.

Ndryshimi i dytë urgjent që duhet të bëjmë është ta heqimbindjen që jemi totalisht të pafuqishëm për të ndërruar gjërat. Pozicioni dhegjendja e një kombi nuk është vetëm trill i fatit gjeo-politik apo historik,por rezultat i angazhimit të anëtarëve të tij me ç’rast secili njeri e bartëpjesën personale të barrës së atdheut, ashtu që askujt të mos i bie barrë më emadhe. Askush nuk do të ndërtojë mëmëdheun tonë dhe askush nuk do tapërmirësojë të ardhmen tonë nëse jo ne. Kombi është një abstrakcion konceptualdhe nuk mund të mbahet në këmbë pa bashkëpunim dhe kohezion social. Pezmi dhemllefi ndaj dergjës që na ka kapluar duhet të vihen nën kontroll dhe të çlirohenarsyeja dhe vendosmëria për veprime dhe aktivitete. Rruga më e mirë për të treguarfuqinë tonë është dhënia e votës atyre që ofrojnë alternativën dhe zgjidhjet mëtë mira dhe realistike të problemeve, por, në fund të fundit, le të thojë kushtë dojë çfarë të dojë, në qoftë se cilido pushtet në shtetet shqiptare nëBallkan barrikadohet në mbrojtje të interesave klanore dhe jo respektimit tëatyre të popullit shqiptar, veç 100.000 shqiptarë, në Sheshin Nënë Tereza nëPrishtinë, në Sheshin Skënderbej në Tiranë apo në Sheshin Makedonija në Shkup,të ulur dhe plotësisht paqësor, mund të rrëzojnë cilëndo qeveri apo sistembrenda një jave duke qëndruar stoikisht ditën e natën aty, e lëre më nësepopulli vendos të përdorë mjete tjera më serioze. Është lajthitje naive që jemitë pafuqishëm dhe kjo bindje defektive duhet të mënjanohet nga truri i çdoshqiptari sepse kur një grupacion njerëzor merr vendim të arrijë një qëllim,“dies irae” e secilit do të arrijë patjetër.

Mirëpo duhet të thuhet pa fshehur, pa nxehtësinë e shpresës nëzemër dhe flladin e saj në mendje, populli shqiptar nuk do të bëjë asndryshimet urgjente dhe as ato jourgjente— ndonëse të rëndësishme sa urgjentet.Shpresa mbahet gjallë kur njerëzit kanë qëllime të qarta, janë me besim dhepërdorin forcën e vullnetit se do t’i arrijnë ato. Simboli i shpresës ështëdallëndyshja dhe ky simbol nuk do shumë interpretim. Historia e popujve fortësinëe saj e merr nga vështirësitë me të cilat ndeshen popujt. Vështirësitëparaqesin probleme por edhe kërkojnë zgjidhje nga ne, mosgjetja e të cilavemund të rezultojë në degradim dhe mbase vdekje. Problemet me të cilatballafaqohen grupet e ndryshme njerëzore kanë qenë të ndryshme për popuj të ndryshëmdhe dallimi që përcakton një popull si fitues apo humbës qëndron në mënyrës sesi ata reagojnë ndaj problemeve dhe si i mposhtin vështirësitë. Unë e ndiejdhimbjen e popullit tonë, vuajtjet dhe frikën se ndoshta zhvillimet mund të naçojnë në dreq të mallkuar, porse unë gjithashtu e di— nga historia dhe ngapërvoja ime direkte— që një popull i cili fiton mbi dy katastrofa njerëzore sidiktatura dhe pushtimi, ai popull gjithmonë e ka në shpirt shpresën. Unë jam isigurt që shqiptarët që janë si unë jemi shumica absolute e popullit shqiptardhe ne megjithatë do të fitojmë përsëri për ta shtyrë civilizimin shqiptar nënjë nivel më të lartë nga ku ne do të vazhdojmë të pasurojmë mozaikun e vleravepër tërë njerëzimin. Sëkëndejmi, kryet nalt shqiptarë— ditët e mira janë shumëafër sepse nata është më e errët krejt pak para agimit!

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet