Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

M.United ofertë për talentin e Bayern Munich

lewandovskiManchester United është duke e vëzhguar me kujdes situatën e sulmuesit të Bayern Munich, Robert Lewandowskit.

Ish ylli i Borussia Dortmundit, dje shënoi dy gola në fitoren e “bavarezëve” kundër Paderbornit, megjithatë, sulmuesi polak akoma nuk është përshtatur në sistemin e lojës së Pep Guardiolas.

Sipas mediave britanike, drejtuesit e Manchester Unitedit nuk do të bëjnë presion te madh për të nënshkruar kontratë të përhershme me Radamel Falacon, dhe Lewandowski mund të jetë pasardhës i sulmuesit kolumbian, i cili ishte huazuar në “Old Trafford” nga Monaco, transmeton KosovaPress.

Menaxheri i “Djajve të Kuq”, Louis Van Gaal është një admirues i madh i Lewandowskit, karton i të cilit kap shifrën 30 milionë euro.

Klubi nga “Old Traffordi” tashmë është duke planifikuar transferimin e sulmuesit polak në verën që vjen.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet