I shpëton burgut nëna shqiptare që vrau me thikë tri vajzat e saj

Aktualitet

edlira-dobrushiI shpëton dënimit me burg nëna shqiptare Edlira Çopa, që vrau tri vajzat e saj.

E akuzuara do të dalë para gjykatës më 24 mars, në një seancë dëgjimi paraprake para gjyqtarit Massimiliano Mercaldo.

Avokati mbrojtës i gruas me origjinë shqiptare, bëri me dije lajmin. Edlira Copa më 9 mars të vitit të kaluar, vrau tri vajzat në shtëpinë e saj në Chiuso.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Edlira, e cila është akuzuar për vrasje të trefishtë, që i dha fund jetës së Simonës (13 vjeç), Kesit (10 vjeç) dhe Sidnit (3 vjeç), konsiderohet e sëmurë nga ana psikike.

Ajo nuk mundet që të ndëshkohet penalisht, për shkak të gjendjes së saj mendore, njoftojnë mediat italiane.

ME TE LEXUARAT