Një 56 vjecar është vetëvarur në Novoselë. Viktima është Llazi Nasi, i cili merrej me bujqesi dhe jetonte ne veshtiresi ekonomike, se bashku me me bashkeshorten dhe tri vajzat e tij ne fshatin Poro te komunes se Novoseles.
Familjaret e gjeten te varur ne banesen e tij, mesditen e te premtes. Dyshohet se kreu vetevrasje.
Vellai i tij, Gjergji Nasi tregoi se shqetesimet e para i kishte shfaqur dhjete dite me pare per nje gabim ne faturen e energjise elektrike.
Pervec abuzimit ne faturen e energjise, vellai i viktimes tregoi se tek e njejta kontrate i kishin ngaterruar edhe emrin .
Familjaret thane se 56 vjecari, Llazi Nasi kishte shkuar disa here neper zyrat e OSHEE ne Vlore, por nuk gjeti asnjehere zgjidhje.