Sot Samiti në SHBA kundër terrorizmit, merr pjesë edhe ministri Tahiri

Politikë

saimir-tahiri2014Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka nisur Samiti ndërministror kundër terrorizmit i organizuar nga Presidenti i SHBA-ve Barack Obama, i cili do të mbajë fjalën gjatë ditës së dytë të punimeve.

Shqipëria është e përfaqësuar në Samit nga Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Punimet e ditës së parë të Samitit bënë një pasqyrë të arritjeve të deritanishme për secilin nga shtetet pjesëmarrëse, duke theksuar nevojën për koordinimin e mëtejshëm, veçanërisht në çështjet që kanë të bëjnë me menaxhimin e kufirit dhe identifikimin e luftëtarëve të terrorizmit.

Gjatë punimeve, u konkludua për të ndërtuar një sistem shkëmbimi të dhënash që të garantojë shpejtësi dhe eficencë në parandalimin e shtetasve që duan t’i bashkohen luftrave terroriste në botë.

Ditën e parë të Samitit e hapi Sekretari i Shtetit John Kerry.

ME TE LEXUARAT