Rama në TV italian: Shërbimet Sekrete më plagosën në 1997

Politikë

rama-tvitalianKryeministri shqiptar Edi Rama ka qenë i ftuar dje në emisionin Le invasioniBarbarche të televizionit italian La7. Kreu i qeverisë ka treguar se shërbimet secrete kishin kryer sulme ndaj tij në vitet 1990.

Pasi është pyetur nga gazetarja për sulmin që mund ti kushtonte jetën në vitet 1990, Rama ka  thënë se ngjarja ndodhi për shkak të angazhimeve të tij politike me intelektualë të tjerë.

“Ne  po përgatisnim një peticion për largimin e kryeministrit të kohës. Pikërisht në këtë periudhë ndodhi goditja me levë ndaj meje. Ishte shërbimi sekret i asaj kohe që më plagosi”, tha Rama, duke iu referuar ngjarjeve te vitit 1997 dhe kohes se piramidave.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas Ramës, autorët e krimit nuk janë zbuluar por ai mendon se ishin shërbimet sekrete.

Rama foli rreth politikës që po ndjek qeveria që ai drejton, reformat e reja por po ashtu u fokusua edhe në marrëdhëniet që ekzistojnë mes dy shteteve respektive, Shqipërisë dhe Italisë.

I pyetur për marrëdhëniet që ka me homologun italian Mateo Renzi, Rama tha se gjatë të gjithë kohës ata të dy kanë qenë në ndjekje të hapave të njëri - tjetrit pasi të dy kanë përshkruar të njëjtën rrugë për të qenë sot liderët e shteteve ku qeverisin.

Duke u fokusuar në ekonomi por edhe në marrëdhënien e biznesit që dy vendet kanë, kryeministri tha se tashmë ka ardhur koha që të gjithë italianet që kanë ndërmend të bëjnë investime, mund të gjejnë terrenin e përshtatshëm për ta bërë këtë në Shqipëri pasi këtu krijohen të gjitha mundësitë e nevojshme për një biznes të suksesshëm.

Rama u ndal edhe tek studentët shqiptarë që jetojnë e studiojnë në Itali duke thënë se ata janë studentë të shkëlqyer që po i japin një shembull shumë të mirë Italisë.

I pyetur për reformën e energjisë elektrike, Rama tha se tashmë është bërë e mundur që të gjithë të shlyejnë detyrimet e tyre pasi prej shumë kohësh kishin fatura të prapambetura.

Duke u ndalur në harmoninë fetare, kryeministri theksoi se ai parapëlqen që ta quajë atë jo harmoni fetare por “vëllazëri fetare”, njësoj sikurse e kishte quajtur edhe Papa Françesku kur zgjodhi që vizitën e parë zyrtare si Papë ta bëjë në Shqipëri.

ME TE LEXUARAT