Mirditë, makina del nga rruga, humbin jetën 2 rojet e HEC-it të Peshqeshit

Aktualitet

mirditeNjë makinë ka dalë nga rruga dhe si pasojë kanë humbur jetën dy persona. Ngjarja ka ndodhur paraditen e së enjtës rreth orës 10:00  në fshatin Pershqesh.

Sipas informacioneve makina e tipit “Golf” ka dalë nga rruga pasi u përplas me barrierat e rrugës dhe viktima mbetën dy personat që udhëtonin në të,  Gjergj Kola 58 vjeç dhe Mark Loci 56 vjeç.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Viktimat ishin roje të HEC-it të Peshqeshit dhe ishin duke u kthyer nga puna.

Ndërkaq, në makinë bashkë me dy viktimat po udhëtonte edhe inefrmjerja e fshatit P.K, e cila ndodhet jashte rrezikut për jetën.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT