Jahjaga mohon se ka dekoruar gjyshin e saj

Kosovë&Rajon

jahZyra e Presidentes së Republikës së Kosovës, ka njoftuar se lajmi i botuar në disa nga mediat në Prishtinë që "gjoja presidentja Jahjaga ka dekoruar gjyshin e saj, është i pasaktë". "Mehmet Aga Rashkoci nuk është gjyshi i presidentes Jahjaga. Lidhjet e largëta familjare janë rastësi", thuhet në sqarimin, i cili vijon:"Dekorimi i Mehmet Agë Rashkocit është bërë me propozimin e Shoqatës Kulturo- Patriotike Gjakovë-Shkodër, që numëron 600 anëtarë, e protokolluar në Zyrën e Presidentes së Republikës së Kosovës me datë 14 nëntor 2014, dhe shqyrtimit të plotë të dokumentacionit nga Komisioni ad hoc i mbledhur nga Zyra e Presidentes së Kosovës për të shqyrtuar kërkesat për medaljet presidenciale". "Ky komision unanimisht ka marrë vendimin që Mehmet Agë Rashkocit t’i ndahet medalja Urdhri i Lirisë, duke iu bashkangjitur një liste bashkëveprimtarësh tashmë të dekoruar për kontributin në kauzën për shtetndërtimin e Kosovës", thuhet në fund të sqarimit.. REL

ME TE LEXUARAT