Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Dash Shehi kritikon Bashën: Roje e pushtetit të ish-qeveritarëve të PD

dashamir-shehiKreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, kritikoi aleatin e tij Lulzim Basha në drejtimin e opozitës per aksionet politike te deritanishme.

Shehu thote se sheh tek opozita mungesë të një platforme afatgjatë. Opozita, sipas Shehit, është fokusuar në ruajtjen e pushteteve të qeverisë së mëparshme, duke u konsumuar për tema boshe.

Deri tani i ka dhënë kohë opozitës që mban firmën e Lulzim Bashës por bilanci për Dashamir Shehin nuk duket i kënaqshëm. Cfarë mungon, sipas tij, është një platformë afatgjatë mbi të cilën të bazohet aksioni opozitar.
Betejat në të cilat Lulzim Basha ka drejtuar opozitën e djathtë, në sytë e Dashamir Shehit ngjajnë si një konsum për tema boshe.
Nga aleati i tij në krye të PD-së, Shehi kërkon një strategji të qartë që do të udhëheqë opozitën deri në zgjedhjet e 21 qershorit. Shanset për sukses sipas tij nuk mungojnë, por nevojiten njerëzit e duhur.
Si tirans i vjetër, nuk e pranon dhënien me koncesion të parkimeve private, në kushtet e një marrëveshjeje që e quan diskriminuese për qytetin.
Për Lulzim Bashën duket se nuk ka më këshilla. Për të, kreu i PD-së nuk mund të quhet më i ri në politikë, citon Abcnews.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!
1 Comment
  1. Emigranti says

    Dashamir Shehu flet mir ngadoneje,por kam vene re kur flet ne media se eshte rracist psh, kur thote Torons i vjeter perse nuk thot si shqiptar se une kur shkova ushtar shkova ti sherbej tan shqiperis ne qoftase me kerkohet jam i gatshem ti sherbej prap per shqiperi e jo vet per Dibren time

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet