Tiranë, fyerjet e Cim Pekës ndaj Andrea Stefanit fusin në sherr gazetarët

Kliko per me shume info

opinion-stefani-cimpekaDebatet e ashpra në studion e emisionit “Opinion” dhe artikulimet e gazetarit Cim Peka ndaj analistit Andrea Stefani, kanë futur në sherr gazetarët e disa mediave në Tiranë.
Ditën e sotme, me një deklaratë të munguar në shumë raste të tjera të dhunimit apo cënimit të gazetarëve të terrenit, Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka dënuar thëniet e Cim Pekës ndaj Andrea Stefanit.
“Ndal dhunës verbale dhe përdhosjes së etikës në debatet televizive !”, titullohet deklarata e Unionit të gazetarëve, e publikuar në Tiranë në datën 18.02.2015.
Në deklaratë thuhet:
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë me shqetësim të madh po vëren se në realitetin e përditshëm të komunikimit dhe debatit publik, po shpeshtohen rastet e fyerjeve, denigrimeve dhe cënimit të integritetit dhe dinjitetit të kolegëve. Në debatet e disa prej kanaleve televizive raste të tilla po bëhen më të shpeshta dhe priren drejt një agresiviteti pa etikë dhe që cënojnë rëndë dinjitetin dhe pozicionin profesional. Rasti i fundit ngjau në emisionin “Opinion” ku gazetari Çim Peka fyeu gazetarin- analist Andrea Stefani me një zhargon që jo vetëm shkel etikën e komunikimit dhe Kodin Etik, por që e degradon përballjen dhe dialogimin publik mes kolegësh në shëmbëlltyrë të sjelljes dhe polemikës konfliktuale që gjeneron politika dhe protagonistët e saj, shpesh në skenën politike të vendit.
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë denoncon sjellje të tilla dhe apelon që kolegët dhe analistët të ikin nga kurthe të tilla që në fakt janë shprehje jo e forcës, por e dobësisë për të mbështetur pikëpamjen me argumente dhe logjikë. Për gazetarin profesionist mbetet devizë e pakapërcyeshme thënia e Volterit:E urrej pikëpamjen tënde, por do të luftoj me të gjitha forcat në mbrojtje të së drejtës që ti ke, për ta shprehur atë.
Të fyesh një koleg për pikëpamjen e kundërt që ka dhe që nuk të pëlqen, është braktisje dhe ikje nga liria, toleranca dhe pluralizmi i pikëpamjeve.
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë nuk mund të dakortësohet dhe proteston ndaj qëndrimeve të tilla të cilat minojnë lirinë e shprehjes, vulgarizojnë debatin dhe polemikën mes profesionistëve dhe vlejnë vetëm si shërbestari e verbër ndaj palëve dhe protagonistëve partiakë.
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë u bën thirrje kolegëve dhe moderatorëve të debateve televizive që në emisionet e tyre, të kontribuojnë dhe lozin rolin e duhur për ruajtjen dhe respektimin e standarteve etike dhe garantimin e dinjitetit në komunikimin publik.
Zyra e Shtypit
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë
Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i gazetarit Cim Peka. Me anë të një shënimi në faqen e tij në FB, Peka shprehet:

Sot ne mediat online, eshte botuar nje “fleterrufe” ne emer te “Unionit te Gazetareve”. Aq serioze ishte kjo “fletrrufe” sa nje pjese e mire e drejtuesve te kesaj organizate fantazme, e kishin lexuar per here te pare ne media. Paskan reaguar ne mbrojtje te Andrea Stefanit “Unioni i gazetareve te Drejtorise se Policise”. Se nuk besoj se perfaqesues real te Unionit te reagojne duke shpifur. Se qenka renduar rende morali i Stefanit ne mungese te argumentit nga ana ime!!! E paskam fyer rende pse i kujtova Andreas se: Jo kushdo qe nuk mendon si Andrea, eshte Berisha. Dhe po e perseris. Nje gazetar qe pretendon se te gjithe ata qe mendojne ndryshe nga ai, jane Berisha, ka seriozisht probleme mendore. Dhe kjo nuk eshte fyerje por konstatim. Fyerje eshte pretendimi i Stefanit dhe “Unionit te Gazetareve te Drejtorise se Policise”, se po nuk pate lindur ne kohen e Enverit ne Tirane, e aq me keq, po pate ardhe nga verilindja e vendit, nuk mund te jesh i denje per te jetuar si gazetar ne Tirane. Gjithsesi, vetem keqardhje per “flete rrufene” e “Unionit te Gazetareve te Drejtorise se Policise”. Ne studion time e te Fevziut, e ne te gjitha studiot ka cdo dite mungese etike sa here ju mungon argumenti. Dhe zhurmuesit e ketyre studiove i njeh opinioni me mire se une. Fatmiresisht rrjetet sociale nuk i mbyll dot askush. Dhe nje fjale per drejtuesin e ketij Unioni fantazme. Je aq i vogel ne ndergjegje (jo vetem fizik), dhe nuk duron te mos jesh ti ne qender te vemendjes. Kaq i ngushte je, saqe sa here drejtuesit e Min Brendshme ne kohen e Berishes propozonin per ta promovuar vellain qe ke sot Drejtor te Policise se Tiranes, ti do shpifje ne gazeten qe drejtoje brenda nates per Drejtuesit e Policise se shtetit, vetem e vetem qe Cipa i policise mos te ishte me i arrire se Cipa i gazetarise. Te heshtesh kunder racizmit te nje ish kapteri qe sot e ke ne Unionin fantazme, te heshtesh kur ky kapter gazetar ka 6 muaj qe ndot kedo qe nuk mendon si ai, kur ka sepaku 5-6 emisione qe eshte kthyer vetem ne perbaltes dhe fyes edhe ndaj drejtuesve te emisioneve, vetem pse nuk mendojne si ai dhe te gjithe i duken Berisha, vetem nje i ngushte ne gjithcka si ti mund ta bej. Thjesht nje fletrrufe. Morali juaj ka nevoje per meshire. Sa per racizmin tuaj, ka zgjidhje.

Kliko per me shume info
loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here