Ministri i Jashtëm i Kosovës, Thaçi, vizitë zyrtare treditore në Turqi

Kosovë&Rajon

thaciZëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi ndodhet sot për një vizitë treditore në Turqi, me ftesë të ministrit të Jashtëm të Turqisë, Mevlut Çavushoglu, bën të ditur agjencia turke e lajmeve Anadoll.

Në një deklaratë për shtyp të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë theksohet se Thaçi me ftesë të ministrit Mevlut Çavushoglu do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Turqi në datat 18-20 shkurt.

Në takim do të diskutohen zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve në të gjitha fushat me dhe çështjet aktuale ndërkombëtare. Në deklaratë gjithashtu është thuhet se “vizita e cila rastësisht ka përkuar me periudhën e 7 vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës ka një kuptim të veçantë. Turqia beson se është thelbësore ekzistenca e Kosovës multietnike, multikulturore, demokratike dhe prosperuese për paqen dhe stabilitetin në Ballkan. Turqia gjithashtu që nga shpallja e pavarësisë së këtij vendi ka qenë dhe është e vendosur të vazhdojë mbështetjen e saj”./

ME TE LEXUARAT