Christina Aguilera blen kafe për fansat në Starbucks

Showbiz

aguileraChristina Aguilera ka vendosur që në pasditen e djeshme të ndalojë në një nga dyqanet e Sturbucks dhe të paguajë kafe për të gjithë konsumatorët e pranishëm.

Punëtorët nga dyqani në New York kanë treguar se Aguliera ka hyrë në dyqan rreth orës 5 pasdite kur aty ishin vetëm 10 vetë të pranishëm në fillim, derisa njerëzit filluan ta njohin dhe filluan të vinin më shumë, përcjell koha.net.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Një i pranishëm shpjegon: “Erdhën edhe 20 vetë më shumë. Ajo ka bërë fotografi me ta e më pas ka shkuar tek kasa dhe ka thënë ‘secili që vjen nga tani deri sa të perëndojë dielli, kafetë i kanë nga unë’”.

Ajo madje ka postuar një fotografi në Twitter duke nënshkruar në një nga kafetë e Starbucks dhe ka lajmëruar se në orën e ardhshme kafetë janë të paguara nga ajo.

ME TE LEXUARAT