Borë dhe i ftohtë i pazakontë, "paralizohen" disa zona në SHBA

Bota

Reshjet e borës dhe i ftohti i madh e paralizuan një pjesë të madhe nga pjesa lindore dhe qendrore e SHBA-së dhe shkaktuan mbylljen e institucioneve federale në Uashington.

Ujëvarat në Niagara janë ngrirë, ku është matur temperaturë prej minus 13 gradë Celsius. Sipas mediave, katër persona, prej të cilëve tre në Tenesi dhe një në Kanzas, kanë vdekur në rrugët e bllokuara nga bora.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Stuhia Oktavia, e cila e përfshiu bregun lindor të SHBA-së, i goditi 50 milionë amerikanë me temperatura shumë të ulëta.

Temperaturat janë ulur deri në nivel rekord për këtë periudhë të vitit në Nju-Jork, ku janë regjistruar minus 15 gradë, ndërsa në Uashington janë matur minus 14,5 gradë Celsius.

Për shkak të kushteve të këqija të motit sot janë anuluar rreth 1.800 fluturime në disa pjesë të SHBA-së.

ME TE LEXUARAT