Përgjime edhe në Tiranë

Aktualitet

llalla ajazi likaSpartak Braho*

Më 7 Qershor 1972, gjatë kohës së fushatës presidenciale në SHBA pesë njerëz hynë në zyrat e pallatit që mbante emrin Vatergate D.C (Distrikti Kolumbia). Qëllimi i këtyre “hajdutëve“ ishte të arrinin të merrnin informacione permës përgjimeve të telefonave dhe të ambjenteve ku bëheshin bisedat, në një zyrë ku qe vendosur një shtab elektoral i Demokratëve, për zgjedhjet e afërta që priteshin të mbaheshin.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Këta “hajdutë” që kishin ditë që ishin parë teksa hynin në mënyrë të dyshimtë në pallat (të maskuar si punonjës riparimi hidraulik me çanta në duar) u ndaluan nga policia, e cila ishte njoftuar më parë.

Qenë arrestuar kështu pesë persona – të identifikuar nën emrat Eugenio Martinez, Virgilio Gonzales, Frank Sturgis, Bernard Barker, dhe Xhejms Mak Kord.

Të pesë personat, mbas arrestimit (me mjetet e përgjimit të telefonave në duar) shumë shpejt pranuan në polici se grupi i tyre “i hajdutëve” vepronte nën drejtimin e Everete Houord Hint dhe Gordon Liddi, të cilët u arrestuan menjëherë më pas. Hint, Liddi dhe MakKord të tre kishin qënë më parë punonjës të CIA-s. Këta “hajdutë” kishin marrë  mjete të sotisfikuara spiunazhi që përdoreshin për përgjime nga CIA.

Të pyetur institucionalisht, përfaqësues të CIA-s shpjeguan para Prokurorit se personat e implikuar në këto veprime të rënda dhe të paligjshme, pra ish punonjësit e CIA-s të implikuar në veprimet e përgjimeve, duhet të kishin vepruar me urdhër të Presidentit Nikson.Ndërsa mbaheshin nën gjendje arresti dhe pyeteshin doli gjithashtu se disa punonjës të FBI (policisë) kishin marrë dijeni rreth përgjimit por ishin mbajtur nën presion që të mos e njoftonin këtë ngjarje.

Në këto rrethana u zgjerua rrethi i të implikuarve dhe vazhdoi të bëhej më e qartë pasqyra e shtrirjes së ngjarjes dhe të implikuarve në të.

Ndërsa hetimet vazhdonin dhe të arrestuarit vazhdonin prej disa muajsh të pyeteshin, njëri prej tyre, Mak Kordi i nervozuar prej faktit që kishte përfunduar në ato kushte dhe nuk shikonte mbështetje apo shpëtim prej dënimit, deklaroi se –“ nuk mund tja falte Presidentit Riçard Nikson që nuk u kishte dërguar qoftë edhe një pardon aty ku ishin, në burg. “

Në këto rrethana ai i shkroi një letër prokurorit Xhon Sirika që kishte drejtuar proçesin e “hajdutëve” – përmes të cilës ai implikoi në këto veprime të paligjshme drejtimi pjestarë të stafit presidencial në   “Shtëpinë e Bardhë” dhe duke identifikuar si fajtor të drejtpërdrejtë Presidentin Nikson.

Fill pas këtij implikimi, ishte propozuar dhe ngritur një komisioni të vecantë në senat për të shqyrtuar në mënyrë të hollësishme implikimin në këtë afere përgjimesh njerëzit me pushtet dhe kush qëndronte vërtet pas tyre. Në këtë komision ishin caktuar Senatori i njohur Sam Ervin i Karolinës së Jugut dhe të tjerë.

Komisioni arriti të zbardhë se përgjimet e realizuara dërgoheshin permes Lidy dhe Hunnt në Shtëpinë e Bardhë  dhe aty ato dëgjoheshin apo merreshin me anëtarët e stafit të Presidentit amerikan, Egil Krogh dhe Stuart Magruber.

Të dy punonjësit e Shtëpisë së Bardhën u arrestuan dhe pas arrestimit ata shpjeguan se informacionet ja komunikonin  presidentit.Dy punonjësit e Shtëpisë së Bardhë implikuan edhe shtatë punonjës të tjerë të këtij institucioni të përfshirë në këtë aferë kriminale antiligjore.

Nuk do të kalonte gjatë dhe të gjithë punonjësit e Shtëpisë së Bardhë do të pohonin se aktet e tyre qenë kërkuar nga Presidenti Nikson.Jo vetëm kaq por ata implikuan pothuaj tërë stafin e Shtëpisë së Bardhë në këto veprime.U kërkuan dhe u gjetën një pjesë e inçizimeve të kryera çka provuan pohimet e të arrestuarve.

Fill mbasi u gjetën një pjesë e materialeve të përgjimit, më datë 5 Gusht 1974, Presidenti Amerikan Nikson deklaroi dorëheqjen e tij. Pas kësaj dhjetra të tjerë persona nënpunës në Shtëpinë e Bardhë  që kishin lidhje direkte dhe indirekte u arrestuan.

Pranë arrestimit ishte edhe vetë Niksoni. Qenë mbledhur tërë dëshmitë e nevojshme pranë Prokurorit të Përgjithshëm, por ai (Presidneti Nikson) u ndjesua nga presidenti që e zëvëndësoi atë, Gerard R. Ford, i cili argumentoi se nuk donte të hapte në historinë e Amerikës një prçedent të tillë për Presidentët e vendit. Pra që presidenti pasardhës të arrestonte Presidentin paraardhës.

Ndërkohë në këtë proçes ishin arrestuar 137 nënpunës të lartë të Shtëpisë së Bardhë, agjentë profesionistë të CIA-s, ish agjentë të dalë në lirim dhe të tjerë që kishin kryer aktet e përgjimit, që kishin marrë dijeni për çështjen apo ishin përpjekur ta mbulonin atë.

Kronikë Përgjimesh në Tiranë

Gjatë muajit Prill-Maj të vitit 2014 media dhe shtypi Shqiptar u involvuan fuqishëm duke botuar të dhëna dhe dokumentacione të Shërbimit Informativ Shqiptar, ku bëhej fjalë jo vetëm për emërime dhe shkarkime të paligjshme, por dhe të urdhrave për hetime ndaj strukturave të tjera të shtetit, konkretisht ndaj policisë së shtetit, si edhe u publikuan një kronikë masive emrash të personaliteteve kryesore politikë, qeveritarë, deputetë, ambasadorë, gazetarë, botues dhe drejtues mediash që sic thuhet ishin përgjuar gjatë viteve 2012-2014.

Për këtë situate, që morri përmasat e një skandali, drejtuesve kryesorë të Shërbimit Informativ ju kërkua shpjegim nga Komisioni Parlamentar i Sigurisë. Madje në fund të muajit Maj u planifikua dhe një kontroll parlamentar nga ky Komision. Pati një ballafaqim në muajt në vazhdim të kontrollit parlamentar nga drejtuesit e SHISH-it, ndërkohë që u pranua dhe refuzua ky kontroll, madje vetë kontrolli parlamentar gjatë veprimtarisë së tij ju kërkua të kontrollohej dhe rregjistrohej nga SHISH-i.  Kontrolli Parlamentar i ndodhur përballë kësaj situate nuk ka arritur të përfundojë e të jape zyrtarisht përfundimet, vecanërisht përsa i përket të dhënave për skandalin e përgjimeve.

Tashmë ka një informacion për këto përgjime të rrjedhura e pohuara nga vetë punonjësit e Shërbimit Informativ, media dhe shtypi nga të cilat paraprakisht rezulton se : Janë kryer mbi 5000 orë përgjime elektronike ku përfshihen me dhjetra personalitete të jetës politike e shtetërore, Kryeministri Rama, Kryetari i Kuvendit Meta, Ministri i Brendshëm, Ministri i Drejtësisë, Deputetë të mazhorancës dhe opozitës, një sërë gazetarësh si Frok Çupi, Ylli Ndroqi, si dhe Ambasadorët e vendeve të rajonit dhe më tej. I gjithë ky inventar përgjimesh i bërë publik ndonëse ka kaluar i shoqëruar me indiferencën e drejtuesve kryesorë të mazhorancës asnjëherë nuk është shpjeguar apo të jetë përgënjeshtruar nga Visho Ajazi, si drejtuesi kryesor. Në fakt e gjithë “ Kronika e Përgjimeve” dhe denoncimi i bërë është justifikuar nga Sali Berisha, Bujar Nishani dhe vetë Visho Ajazi  si “rënie në rrjetën e lidhjeve në trafikantët e drogës të qeveritarëve “. Të tre personat e mësipërm në deklaratat e tyre pranojnë tërthorazi përgjimet, por theksoj se “askush nuk është përgjuar në mënyrë të paligjshme”.

Në vargun e këtyre deklaratave përfshihet edhe një deklaratë e Bamir Topit i cili akuzon Visho Ajazin se e ka përgjuar kur ishte President në detyrë dhe po kjo gjë ka ndodhur edhe me Vangjel Dulen.

Pohimet më të rëndësishme për kryerjen e përgjimeve i bëjnë vetë edhe disa nga punonjësit aktualë të SHISH-it të cilët kanë marrë porosi dhe kanë realizuar në mënyrë mekanike procedurat e përgjimit ndaj politikanëve, deputetëve dhe aktivistëve politikë në kundërshtim me ligjin.

Vetë ligji për “Shërbimin Informativ Shtetëror” dhe neni 6 i tij ndalon përgjimin pa autorizim në rradhë të parë nga Kryeministri dhe Kryetari i Kuvendit e më pas nga Prokurori i Përgjithshëm, të përgjimeve të tyre. Për këto përgjime, arsyet, përmbajtjen e të dhënave që janë siguruar nga to asnjëherë nuk është vënë në dijeni qoftë Presidenti, qoftë Kryetari i Kuvendit,  Kryeministri apo Ministri i Brendshëm.

Me të drejtë dyshohet, se ky nuk është një proces përgjimesh të drejtuara, rutinë, vetëm në rastet kur objekt kanë qënë elementë të inkriminuar.

Koincidenca apo rastësia nuk mund të justifikojë edhe rastin kur një personalitet kryesor i shtetit përgjohet 800 herë, kur fashikujt e përgjimeve rregjistrohen dhe zbardhen për t’u arshivuar apo për t’u përdoru si mjete sulmi propogandistik.

Përfundimi në këtë rast, për krijimin e tërë kësaj arshive përgjimi është se ato janë bërë nisur e thjesht për motive të ndjekjes së “kundërshtarëve politikë”, për të krijuar “database-n” me informacione kompromentuese ndaj tyre. Në Shqipëri kjo mënyrë  “jetese” ka për autor vetëm një emër Sali Berishën por në rajon kjo epidemi është njoftuar se ka zënë edhe në shtetet e tjera si Maqedoni, Greqi, Rumani etj

EPILOG ME PIKEÇUDITESE !

Në një deklaratë të Kryeministrit Edi Rama në aktivitetin për përurimin e muzeut të përgjimeve ”Shtëpisë së Gjetheve” në muajin Dhjetor u tha se : Një “ falenderim ” për zotin Visho Ajazi Lika për gadishmërinë dhe bashkëpunimin, se kjo godinë deri para se të hynim këtu ka qënë një godinë që ka qënë pjesë e SHISH-it, pavarësisht se për shumë vite ajo nuk përdorej më “. C’ishte vallë ky falenderim ? Një lojë fjalësh apo një mburrje në vendin e krimit për shefin e Shërbimeve Sekrete të Përgjimeve ? Shefi i Mazhorancës për shumë arsye, por edhe për arsye të mos hapjes së një konflikti me Presidentin Nishani vazhdon të “ bashkëpunojë ” dhe të sigurojë informacion për luftën kundër terrorizmit dhe kriminalitetit ende nga ky shërbim !!!

Në datën 3 Shkurt me rastin e shpërthimit të tritolit në një farmaci  Ministri i Brendshëm  Sajmir Tahiri deklaroi se informacionin për këtë akt terrorist ai e mori i fundit nga Visho Ajazi!!!

Nuk është e pasaktë të thuhet se Shërbimi Informativ Shtetëror nuk është më struktura efiçente që siguron informacionin e nevojshëm dhe të domosdoshëm për  të luftuar e ndjekur krimin dhe jo kundërshtarët. Gjithsesi kryeministri duhet të zgjedhë dhe vendosë për “by-passin” e tij institucional për t’i dhënë këtij organi fytyrën, funksionin, dhe efiçencën e kërkuar.

Përvoja e skandalit të përgjimeve të Vatergatit në SHBA na tregon se implikimi në përgjime politike, jo vetëm ristrukturoi shërbimet inteligjente por  ngarkoi me akuza penale dhe u  arrestuan 137 nënpunës të Shtëpisë së Bardhë, agjentë të CIA-s etj, deri tek dorëheqja e Presidentit Nikson.

Po në Shqipëri ?

 

*KRYETAR I KOMISIONIT TE SIGURISE KOMBETARE

ME TE LEXUARAT