Michael Schumacher në gjendje të rëndë, mjeku: Duhen edhe 3 vjet që të flasë

Sport

schumacher_skiGjendja shëndetësore e pilotit të formula 1, Michael Schumacher nuk ka asnjë përmirësim edhe pas një kohe të gjatë të kaluar pa vetëdije dhe në regjim shtrati. Lajmi është publikuar nga gazeta angleze ‘Daily Express’ dhe ajo italiane ‘La Gazzeta dello Sport’.

Sipas burimeve të këtyre gazetave, 46-vjeçari, që u dëmtua rëndë gjatë një aksidenti me ski dhjetorin e vitit 2013, nuk është akoma në gjendje të flasë dhe të ecë. Shtatë herë kampioni i Botës në Formula 1 po vijon rehabilitimin në një dhomë të shndërruar në spital në rezidencën e tij në Zvicër dhe po ndiqet nga një skuadër prej 15 specialistësh, mes të cilëve neurologë dhe fizioterapistë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas mjekut francez Pajen, i cili ndoqi gjendjen shëndetësore të Shumit pas aksidentit, do të duhen të paktën 3 vjet për të parë ndonjë përmirësim.  Gazeta britanike thekson njëkohësisht se deri tani Schumacher ka humbur mbi 25 kg peshë trupore, ndërkohë që edhe pse përmirësimet janë shumë të pakta, shpenzimet mjekësore për të kanë kaluar shifrën e 13.5 milionë eurove.

ME TE LEXUARAT